Je larguar nga Greqia, si mund të marrësh sërish leje qëndrimi

Je larguar nga Greqia, si mund të marrësh sërish leje qëndrimi

 Dedes & Associates – Law Firm 25 Shkurt 2019

Zyra e avokatisë DEDES & ASSOCIATES ka zbardhur udhëzimet e ministrisë së Emigracionit, që sqaron me shembuj konkretë se çfarë procedure ndiqet për një sere kategorish që kishin pasur ose jo leje qëndrimi dhe duan ta marrin atë tani.

Në rast se keni qenë me leje qëndrimi në Greqi dhe jeni shkëputur, kush nga ju përfiton leje qëndrimi?

Të gjithë ata që kanë qenë pajisur sikur dhe me një leje qëndrimi 10 vitet e fundit dhe nuk kanë më shumë se 2 vjet që janë larguar nga shteti grek, mund t’i rinovojnë dokumentat dhe te përfitojne sërish leje qëndrimi. Gjatë viteve që kanë qëndruar në Greqi në mënyrë ilegale çdo dokument që vërteton banimin në shtetin grek do të luajë rol të rëndësishëm për të vërtetuar qëndrimin e tij.

Në rast se janë familjarë dhe nuk kanë për çdo vit dokument që vërteton banimin e emigrantit, janë të mjaftueshme vërtetimet nga shkolla, deklarata tatimore (forologiki dilosi), nëse kanë siguracion, etj.

Shembuj:

Një emigrant ka qenë i pajisur me leje qëndrimi nga viti 2010 deri 2015 në shtetin grek. Aplikimi për lejen e qëndrimit që bëri me datë 30.03.2015 iu refuzua sepse nuk kishte numër të mjaftueshëm ensimash. Ka të drejtë të riaplikojë nëse nuk është larguar nga shteti grek.

Një emigrant ka qenë i pajisur me leje qëndrimi në periudhën 2005-2010, më pas u largua nga shteti grek në periudhën 2012-2014 dhe më pas erdhi sërish, me pasaporte 3 mujore dhe vazhdon të jetojë në Greqi deri më sot. Në këtë rast, ka të drejte te aplikoje sërish për leje qëndrimi nëse nuk është larguar më nga Greqia që në momentin që erdhi me pasaportë.

Një emigrant ka qenë i pajisur me leje qëndrimi në periudhën 2006-2011. U largua për dy vjet nga Greqia në 2012-2014 dhe më pas erdhi sërish me pasaportë 3 mujore dhe vazhdon të jetojë në Greqi deri sot. Në këtë rast ka te drejtë të aplikojë për leje qëndrimi, sepse dy vitet e fundit (2015 dhe 2016) vazhdon të jetojë në Greqi.

Në rast se njeri nga fëmijet ka lindur në shtetin grek:

Në rast se njeri nga prindërit në momentin e lindjes së fëmijës është i pajisur me leje qëndrimi, atëherë ka të drejtë të bëjë bashkimin familjar dhe të pajisë edhe bashkëshortin/en me leje qëndrimi. Dy kushtet kryesore që duhet të plotësohen janë:

Dokumente që vërtetojnë se prindërit jetojnë në shtetin grek pas lindjes së fëmijës,

Duhet të ndodhet në shtetin grek gjatë kohës që fillojnë procedurat për bashkimin familjar.

Prindi që aplikon për leje qëndrimi nuk duhet të ketë munguar nga Greqia më shumë se 6 (gjashtë) muaj dy vitet e fundit. Kjo mund të vërtetohet me librezën e vaksinimit të fëmijës, me vërtetim nga shkolla, nga kurset (frontistirio) që ndoshta ka bërë fëmija, nga aktivitetet që fëmija ka marrë pjesë.

Në rast se do të filloni aplikimin sërish dhe do të pajiseni me leje qëndrimi, atëherë paravolo është 150 euro.

Në rast se do të filloni sërish aplikimin për leje dyvjeçare, paravolo është 300 euro.

A mund të blihen ensimat?

Që nga data 1 dhjetor 2015, të gjithë kanë të drejtë të fillojnë të blejnë ensimat që iu mungojnë për të plotësuar ditët e nevojshme dhe të fillojnë procedurat e aplikimit për lejen e qëndrimit.

Madje edhe për bashkimin familjar duhet që të dy partnerët të kenë numrin e ensimave që iu nevojitet për të aplikuar për pajisjen me leje qëndrimi.

Zyra jonë DEDES & ASSOCIATES merr përsipër çdo çështje rreth emigracionit. Çdo çështje që na ngarkohet nga klientët tanë, zgjidhet në mënyrën më praktike dhe efikase.

Për çdo informacion mund të shikoni faqen tonë në rrjetet sociale:

http://www.dedeslaw.gr/

https://www.facebook.com/dedeslawfirm

https://twitter.com/dedeslawgr

Dedes & Associates – Law Firm

Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00 -18:00.

Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë